Në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë zgjidhen kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë zgjidhen kandidatët për anëtarë të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 08.06.2021 – Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë është zhvilluar procesi i votimit për kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Nga radhët e Gjykatës Themelore në Ferizaj, kandidate për anëtarë të KGjK, me shumicë votash është zgjedhur gjyqtarja, Mirlinda Bytyqi Rexhepi – Departamenti i Përgjithshëm -Divizioni Civil, ndërsa, nga radhët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kandidate për anëtarë të KGjK, me shumicë votash është zgjedhur gjyqtarja, Arjeta Sadiku – Departamenti për Çështje Administrative.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në raundin e parë kanë fituar shumicën e votave, gjyqtarja Arjeta Sadiku dhe gjyqtari Kujtim Krasniqi për të vazhduar në raundin e dytë.

Pas votimit në raundin e dytë me votim të fshehtë me shumicë votash, gjyqtarja Arjeta Sadiku mori votat e duhura nga kolegët e saj si kandidate për anëtare të KGjK-së. Procesi i votimit të kandidatëve për anëtarë të KGjK-së, do të vazhdojë, nesër në Gjykatën Themelore në Pejë dhe Prizren dhe pasnesër në Gjykatën Themelore Gjakovë dhe Gjilan.