EULEX prezanton Raportin Special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë

EULEX prezanton Raportin Special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë

Prishtinë, 18.05.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, ka marrë pjesë në Prezantimin e Raportit Special të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë për ndikimin e COVID-19 në Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Misioni EULEX prezantoi Raportin Special të tij për ndikimin e COVID-19 në Sundimin e Ligjit në Kosovë, i cili identifikon sfidat me të cilat janë përballur sistemi i drejtësisë dhe shërbimi korrektues gjatë pandemisë me COVID-19 dhe ofron rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për sistemin e sundimit të ligjit të Kosovës për t’u përgjigjur më mirë ndaj krizave shëndetësore të vazhdueshme.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, vuri në dukje se vendosja e një ekuilibri midis zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, ka qenë një sfidë e madhe për të gjitha sistemet e sundimit të ligjit në të gjithë botën, përfshirë edhe në Kosovë.

Kryesuesi Çoçaj falënderoi Misionin EULEX për punën dhe përgatitjen e këtij raporti si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm i cili ndihmon sistemin gjyqësor në punën e tij.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës i mirëpret rekomandimet nga raporti, dhe ne, si Këshill, do të punojmë për zbatimin e rekomandimeve përderisa ato varen nga Këshilli”, tha mes tjerash Çoçaj.

Raportin në fjalë mund ta gjeni në këtë link: https://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/Covid%20Report%20_AL.pdf

Si dhe videon e prezantimit mund ta gjeni në këtë link: https://www.facebook.com/EULEX.KOSOVO/videos/4050684858383193/