Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Salihu,
I nderuar Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi,
I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Gjilan,

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares suaj dhe gjyqtares mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Novobërdë, znj. Emine Salihu.  

Gjyqtarja Salihu, do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë dhe urtësinë. Do ta kujtojmë përherë e me dinjitet për kontributin që ka dhënë në sistemin e drejtësisë.

Kryesuesi i KGjK, z.Skender Çoçaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Prehu në paqe!

Me respekt!

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Skender Çoçaj