Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes KGjK-së dhe OJQ-së RoLAG

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes KGjK-së dhe OJQ-së RoLAG

Prishtinë, 27.04.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e Grupit Këshillëdhënës për Sundim të Ligjit, Flakrina Osmani, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të KGjK-së dhe Gjykatës Supreme, dhe Grupit Këshillëdhënës për Sundim të Ligjit, në kuadër të Projektit SAEK III që ka të bëj me luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është themelimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve nënshkruese me qëllim që të bëhet sa më i lehtë implementimi i projektit me qëllim të  ngritjes së besueshmërisë së publikut dhe palëve ndër-gjyqëse në sistemin gjyqësor të Kosovës.    

Kryesuesi Çoçaj, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është shumë i rëndësishëm për gjykatat e Kosovës, pasi që synon ngritjen e efikasitetit në politikën ndëshkimore në Kosovë