TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Muhaxheri,
I nderuar Kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha,
I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Pejë,

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares suaj dhe gjyqtares së Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë, znj.Lumturije Muhaxheri.  Gjyqtarja Muhaxheri, do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë dhe urtësinë. Do ta kujtojmë përherë e me dinjitet për kontributin që ka dhënë në sistemin e drejtësisë.

Kryesuesi i KGjK, z.Skender Çoçaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë

I qoftë i lehtë dheu!    

Me respekt!

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Skender Çoçaj