U mbajt takimi i 45 i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL

U mbajt takimi i 45 i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL

Sot, me datë 19 mars 2021, në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe përmes video-konferencës, u mbajt takimi i radhës i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Raportit Informues mbi përdorimin e SMIL në gjykata dhe prokurori gjatë periudhës së pandemisë nëntor 2020 – shkurt 2021.

Kryetari i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL, Shukri Jashari theksoi se pavarësisht vështirësive dhe vonesave si pasojë e pandemisë, gjatë periudhës raportuese projekti ka arritur progres në implementimin e sistemit të SMIL në gjykata dhe prokurori dhe në masë të madhe janë implementuar aktivitet e planifikuara për këtë periudhë.

Në vazhdim të takimit, menaxheri i Projektit TIK/SMIL, Fatmir Rexhepi, prezantoj më në detaje Raportin Informues mbi Përdorimin e SMIL gjatë Periudhës së Pandemisë Nëntor 2020 – Shkurt 2021.