Kryesuesi Çoçaj priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë

Kryesuesi Çoçaj priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë

Prishtinë, 11.03.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj Carin Lobbezoo dhe Zyrtaren e Lartë për Sundim të Ligjit në këtë Ambasadë, znj. Venera Ramaj.

Në këtë takim, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në gjyqësor, planeve të ardhshme të Këshillit, si dhe gatishmërisë së KGjK-së për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Kryesuesi Çoçaj, në emër të KGjK-së, falënderoi Ambasadën për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj sistemit gjyqësor.

Nga ana tjetër, Ambasadorja Lobbezoo, po ashtu shprehi mbështetjen dhe vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin me sistemin gjyqësor.