Zgjidhet Kryesuesi i ri i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

Zgjidhet Kryesuesi i ri i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

Prishtinë, 26.02.2021 – Është mbajtur sot, takimi i Asamblesë së kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës nën udhëheqjen e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj.

Gjatë këtij takimi, u bë zgjedhja e Kryesuesit të ri të Asamblesë së Kryetarëve, ku përmes votimit të fshehtë me dymbëdhjetë (12) vota për, Kryesues i Asamblesë së Kryetarëve u zgjodh Armend Berisha, Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë.

Kryesuesi i KGJK Çoçaj tha Këshilli pret bashkëpunim të mirë me Kryesuesin e ri të Asamblesë me qëllim të trajtimit të sfidave të shumta me të cilat po përballet gjyqësori sidomos tani kur që një kohë jemi duke u përballur me pandeminë.

Nga ana tjetër, Kryesuesi Berisha, falënderoi kolegët për besimin dhe tha se ky besim do të kthehet në përkushtim dhe angazhim në rolin e tij të ri.