Çoçaj pjesë e ceremonisë së fillimit të trajnimi fillestar të gjeneratës së VIII të gjyqtarëve

Çoçaj pjesë e ceremonisë së fillimit të trajnimi fillestar të gjeneratës së VIII të gjyqtarëve

Prishtinë, 18.02.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të trajnimit fillestar të gjeneratës së VIII të gjyqtarëve, të organizuar nga Akademia e Drejtësisë.

Këtë ceremoni e udhëhoqi Drejtori i Akademisë, Enver Fejzullahu, ku të pranishëm ishin edhe: Ambasadori amerikan në Kosovë, Filip Kosnett, Shefi i Zyrës së BE-së dhe Tomas Szyong.

Kryesuesi Çoçaj, duke i’u uruar fillim të mbarë gjyqtarëve të rinj, theksoi edhe rolin e rëndësishëm që gjyqtarët kanë mbi vete si dhe sfidat që i presin ata në punën e tyre.

“Rruga që sot po filloni mund të duket e vështirë por, do të jetë nder për ju që përmes punës tuaj të shërbeni për gjyqësorin e vendit tonë, prandaj ju duhet të ndiheni krenar dhe të punoni me përkushtim dhe angazhim maksimal duke përmbushur synimet tona për një gjyqësorë të pavarur dhe llogaridhënës, të paanshëm dhe transparent, efikas dhe të besueshëm”, tha Çoçaj.

Gjyqtarët e sapoemëruar, më datë 22 shkurt 2021 do të fillojnë programin e trajnimit fillestar teorik dhe praktik.