Çoçaj pjesë e takimit të dytë të Komitetit Drejtues për përfituesit e Instrumentit Horizontal II

Çoçaj pjesë e takimit të dytë të Komitetit Drejtues për përfituesit e Instrumentit Horizontal II

Prishtinë, 15.02.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, mori pjesë në takimit e dytë të Komitetit Drejtues për përfituesit e Instrumentit Horizontal II, të organizuar nga iniciativa e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth implementimit të Instrumentit Horizontal II dhe si dhe diskutimi rreth projekteve aktuale: “Fuqizimi i Kualitetit dhe Efiçiencës së Drejtësisë në Kosovë – KOSEJ II”, “Promovimi i diversitetit dhe barazisë” dhe “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave në Kosovë* – JUFREX”. Këto projekte, do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e nevojshme e cila ka për qëllim të përmirësojë edhe më tej kornizën ligjore dhe ato të politikave si dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale për të përforcuar funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Në fushën e sigurimit të drejtësisë dhe të drejtave të barabarta, punë e rëndësishme i është dedikuar për të përmirësuar qasjen dhe funksionimin e sistemit gjyqësor duke ndihmuar në zhvillimin e e-platformës e cila do të lehtësojë në mënyrë elektronike shkëmbimin e dokumenteve në procedimet qytetare.

Sa i përket projektit “Fuqizimi i Kualitetit dhe Efiçiencës së Drejtësisë në Kosovë– KOSEJ II”, Kryesuesi Çoçaj tha se:

Viti i kaluar ishte një vit i vështirë për të gjitha sistemet gjyqësore në botë. Pandemia pati një ndikim në gjyqësorin tonë gjithashtu. Gjykatat bënë çmos për të vazhduar procesimin e lëndëve. Në përgjithësi, performanca e tyre ishte relativisht e mirë, por kjo edhe për shkak se gjykatat pranuan më pak lëndë penale sesa në vitin 2019. Në departamentin civil gjykatat në fakt pranuan më shumë lëndë. Prandaj, situata mbetët e vështirë në këtë departament. Gjatë pandemisë, u bë e qartë se shumica e punëve në gjykatë duhet të bëhet në mënyrë elektronike. Disa seanca u zhvilluan në internet. Ne falënderojmë projektin KOSEJ për sigurimin e analizave statistikore, pasi që kjo na jep një pasqyrë të mirë të mënyrës se si funksioni gjyqësori vitin e kaluar gjatë pandemisë. KGjK e kupton se nevojiten gjithnjë e më shumë analiza të statistikave për të marrë vendime të informuara mbi politikat’’.