Prezantohet projekti i ri i BE-së “EUKOJUST”

Prezantohet projekti i ri i BE-së “EUKOJUST”

Prishtinë, 25.01.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, mori pjesë në ceremoninë virtuale të hapjes zyrtare të Projektit “EUKOJUST“ – Bashkimi Evropian/ Programi i Sektorit të Drejtësisë për Kosovën.

Ky projekt menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe ka për qëllim reformimin e sistemit të drejtësisë në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. 

Kryesuesi Çoçaj, falënderoi Bashkimin Evropian dhe bashkëpunëtorët tjerë të projektit, duke besuar që ky projekt i ri do të vazhdojë të jetë ndihmues njëjtë sikur se edhe programet tjera të Bashkimit Evropian për të cilat Këshilli është shumë mirënjohës.         

“Jam thellësisht i bindur që përmes këtij bashkëpunimi, do t’ia dalim të realizojmë qëllimin tonë të përbashkët, e ai është që sistemi jonë gjyqësor të ketë ngritje të efikasitetit në punë dhe të jetë sa më afër qytetarëve”, tha Çoçaj.