Prezantohet Projekt-Strategjia për Sundimin e Ligjit

Prezantohet Projekt-Strategjia për Sundimin e Ligjit

Prishtinë, 18.01.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, së bashku me Ministrin në detyrë, Selim Selimi dhe Kryesuesin e KPK-së, Bahri Hyseni, kanë prezantuar Projekt-Strategjinë për Sundimin e Ligjit, që buron nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, tha se ky proces arrin të adresoj një numër të konsiderueshëm të çështjeve me të  cilat ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë.

“Ky është proces shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, rishikimi funksional i drejtësisë synon që të hartoj strategjinë për reformimin e sistemit të drejtësisë duke i trajtuar sfidat dhe problemet kyçe me të cilat përballet sistemi i drejtësisë”, ka thënë Çoçaj.

Çoçaj, tha se KGjK zotohet se do t’i trajtoj të gjitha komentet dhe sugjerimet në lidhje me gjyqësorin, me qëllim të rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies, si dhe qasjes së drejtë ndaj qytetarëve.