Diskutohet verifikimi i kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme

Diskutohet verifikimi i kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme

Prishtinë, 13.01.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, u prit sot në takim nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), znj.Valdete Daka, ku diskutuan lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve të subjekteve politike, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Kryesuesi i KGjK-së, ri konfirmoi gatishmërinë e KGjK-së për të bashkëpunuar me KQZ në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.