Kryesuesi Çoçaj takohet me Avokatin e Popullit

Kryesuesi Çoçaj takohet me Avokatin e Popullit

Prishtinë, 30.12.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj së bashku me anëtaren e KGjK-së, znj. Anita Krasniqi – Prenaj, u takuan sot me Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj.

Kryesuesi Çoçaj e uroi z. Qelaj për pozitën e re duke i dëshiruar shumë suksese gjatë mandatit si Avokat i Popullit.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth bashkëpunimit në mes të KGjK-së dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.