KGJK vazhdon bashkëpunimin me USAID

KGJK vazhdon bashkëpunimin me USAID

Prishtinë, 16.12.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim shefen e projektit të USAID – Aktiviteti për Drejtësi, znj. Geralyn Busnardo.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth bashkëpunimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës me projektin në fjalë, i cili u ofron qytetarëve qasje në shërbime gjyqësore më kualitative si dhe mjete të shumta për të zgjidhur nevojat e sistemit gjyqësor me qëllim që të rritet besimi i publikut në drejtësi dhe sundim të ligjit.

Kryesuesi Çoçaj tha se e vlerëson kontributin dhe misionin e këtij projekti si dhe shprehu gatishmërinë e KGjK-së për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me USAID. Nga ana tjetër, znj. Busnardo e informoi Kryesuesin Çoçaj lidhur me aktivitetet e planifikuara të projektit, Draft Strategjinë e Sundimit të Ligjit si dhe rreth Planit të Veprimit.