TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Basha,
I nderuar Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi,
I nderuar mbikëqyrësi i Degës në Kamenicë Sadri Krasniqi dhe stafi i Gjykatës,

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe punëtorit të sigurimit të Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë, Avdush Basha.
Kryesuesi i KGjK, z.Skender Çoçaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Me respekt!
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Skender Çoçaj