Kryesuesi Çoçaj priti në takim Ministrin e Drejtësisë

Kryesuesi Çoçaj priti në takim Ministrin e Drejtësisë

Prishtinë, 10.12.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, me bashkëpunëtor, priti sot në takim Ministrin e Drejtësisë, z. Selim Selimi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth finalizimit të rekomandimeve të cilat duhet të përfshihen në Strategjinë e cila del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Kryesuesi Çoçaj tha se Rishikimi Funksional është një ndër projektet më të rëndësishme që do të ofrojë zgjidhje për problemet, vështirësitë dhe sfidat me të cilat është përballur sistemi gjyqësor si dhe shprehi gatishmërinë e Këshillit, i cili do të jap kontributin e vet në këtë proces.

Nga ana tjetër, Ministri Selimi theksoi se KGjK mbetet hallkë e rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe e zbatimit të reformave të ndërmarra me qëllim të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit.