Mbahet takimi i 243-të i KGjK-së

Mbahet takimi i 243-të i KGjK-së

Prishtinë, 7 dhjetor 2020 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 243-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Takimi i sotëm ka filluar me prezantimin e planit të punës së Njësisë për Inspektim Gjyqësor për vitin 2021 nga Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Cerim Fazliji, i cili u aprovua nga anëtarët e Këshillit. Po ashtu, Këshilli aprovoi vendimin për largimin e regjistrave manual nga përdorimi në gjykata si dhe planin për zgjerim në të gjitha gjykatat.

Gjatë takimit, u diskutua draft Memorandumi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) si dhe u autorizua Kryesuesi i KGjK-së për nënshkrimin e tyre.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dyer të mbyllura për shqyrtimin e tre (3) rasteve disiplinore.