KGjK pjesë e takimit të Komitetit të Përbashkët Monitorues për IPA

KGjK pjesë e takimit të Komitetit të Përbashkët Monitorues për IPA

Prishtinë, 26.11.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, mori pjesë në takimin online të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian dhe Komisionit Evropian, qëllimi i të cilit ishte diskutimi rreth mbarëvajtjes së asistencës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë kryesisht fondeve të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Ky takim mbahet çdo vit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Kryesuesi Çoçaj, vlerësoi ndihmën e BE-së dhe tha se Këshilli mbetet i përkushtuar në mbështetje të realizimit të projekte të IPA-së.

“Ne e vlerësojmë shumë ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm e BE-së në Kosovë, përmes fondeve IPA të cilat kanë për qëllim forcimin e sistemit gjyqësor dhe mbështetjen në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm ligjor” tha Çoçaj.