Filloj implementimi i Projektit SMIL në Gjykatën Supreme të Kosovës

Filloj implementimi i Projektit SMIL në Gjykatën Supreme të Kosovës

Me datë 18 nëntor 2020, në Gjykatën Supreme të Kosovës filloj implementimi i Projektit SMIL.

Në Gjykatën Supreme të Kosovës do të trajnohen gjithsejtë 48 përdorues, ndërsa trajnimet pritet që të përfundojnë deri në fund të muajit dhjetor 2020.

Fillimisht në këtë gjykatë janë duke u trajnuar për përdorimin e sistemit referentët, duke qenë se në Gjykatën Supreme për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, janë duke punuar vetëm stafi esencial.