Mbahet takimi i radhës për Rishikimin Funksional të Sundimit të Ligjit

Mbahet takimi i radhës për Rishikimin Funksional të Sundimit të Ligjit

Prishtinë, 19.11.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, mori pjesë në takimin e radhës për Procesin e Rishikimit Funksional të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i draftit të parë të konsoliduar të pjesës narrative dhe planeve të veprimit të Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit.

Kryesuesi Çoçaj, rikonfirmoi përkushtimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës drejt finalizimit të procesit të Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit si dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces.