Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike në Kosovë

Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike në Kosovë

Prishtinë, 13.11.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, ka pritur në takim Udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jennifer Blakeney.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth mundësive aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Britanike dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi Çoçaj shprehu mirënjohje për kontributin e vazhduar që Ambasada Britanike i ka dhënë gjyqësorit në Kosovë si dhe konfirmoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje me qëllim të ngritjes së efikasitetit në sistemin gjyqësor të Kosovës.