Kryesuesi Çoçaj priti në takim Kryetarin e Odës së Ndërmjetësimit

Kryesuesi Çoçaj priti në takim Kryetarin e Odës së Ndërmjetësimit

Prishtinë, 30 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim Kryetarin e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONK), z.Faton Morina si dhe udhëheqës nga ONK.

Qëllimi i takimit ishte informimi rreth zhvillimeve të deritanishme lidhur me ecurinë e procesit të ndërmjetësimit dhe diskutimi i proceseve të përbashkëta dhe sfidave të ardhshme në këtë drejtim.

Kryetari i Odës së Ndërmjetësimit, z.Morina, njoftoi Kryesuesin Çoçaj lidhur me programin e Odës si dhe ndihmës që mund t’i ofrojnë gjykatave të Kosovës lidhur me zgjidhjen e lëndëve me procedurë alternative.

Kryesuesi Çoçaj shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen e KGjK-së në zhvillimin e profesionalizmit në ndërmjetësim, duke i ofruar gjykatave mbështetje në referimin e rasteve në ndërmjetësim, me qëllim që të rritet efikasiteti i punës në këtë fushë si dhe të ofrohet qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.