Kryesuesi Çoçaj përkrahë shoqërinë civile

Kryesuesi Çoçaj përkrahë shoqërinë civile

Prishtinë, 30 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Organizatës joqeveritare Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (INJECT), z.Luljeta Aliu.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi në mes të KGjK-së dhe INJECT përmes projekteve të interesit të përbashkët, përmes aktiviteteve ku përfitues do të ishte i tërë sistemi gjyqësor në Kosovë.

Drejtoresha ekzekutive znj. Aliu, informoi Kryesuesin Çoçaj rreth angazhimit të kësaj organizate ku përmes programeve synojnë të arrijnë avancimin e sundimit të ligjit.

Kryesuesi Çoçaj shprehu gatishmëri të thellojë bashkëpunimin me INJECT.