Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit prezanton Raportin e parë publik për Monitorimin e Drejtësisë

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit prezanton Raportin e parë publik për Monitorimin e Drejtësisë

Prishtinë, 19 tetor 2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, mori pjesë në ceremoninë e publikimit të Raportit të parë publik të monitorimit sistemik dhe tematik të drejtësisë nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili përmban gjetje dhe rekomandime për përmirësime në sistemin e sundimit të ligjit, me qëllim të asistimit të institucioneve kosovare të drejtësisë për arritjen e përputhshmërisë më të mirë me legjislacionin e Kosovës dhe standardet për të drejtat e njeriut.

Kryesuesi Çoçaj, tha se Raporti i EULEX-it për monitorimin e rasteve gjyqësore, është cilësuar si raport i cili kontribuon në zhvillimin dhe avancimin e sistemit gjyqësor si dhe rritjen e efikasitetit të tij.

“Sa i përket çështjeve të trajtuara në këtë raport, gjate periudhës shtator 2019 – mesi i muajit Mars 2020, i vlerësoj jashtëzakonisht shumë gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra, të cilat sistemi gjyqësor do ti merr parasysh në punën e tij”, tha Çoçaj.

Me këtë rast, Çoçaj ka komentuar lidhur edhe me çështjet tjera të gjetura nga raporti si: produktivitetin e seancave, rastet e profilit të lartë, rritjen e numrit të gjyqtarëve, ndjekjen e rasteve të terrorizmit, politikën e rigjykimeve, pyetjet e tërthorta, paraburgimet, procesin e privatizimit dhe likuidimit, dhunën në familje si dhe administrimin e gjykatave në përgjithësi.

Raportin në fjalë, mund ta gjeni në linkun si në vijim: https://www.eulex-kosovo.eu/?page=1%2C11%2C1250&fbclid=IwAR1qVBbQvouFAWmom90njUD6A_mnB3qPwZBI2lbTCNukFv_PGiYdDSyA5Zs