Rishikimi Funksional i Sundimit të Ligjit

Rishikimi Funksional i Sundimit të Ligjit

Prishtinë, 14.10.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, u prit në takim nga Ministri i Drejtësisë, z. Selim Selimi, ku diskutuan lidhur me Rishikimin Funksional të Sundimit të Ligjit.

Kryesuesi i KGjK-së, rikonfirmoi gatishmërinë e KGjK-së për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe institucionet tjera të përfshira në këtë proces si dhe partnerët ndërkombëtar.

Gjatë takimit, Kryesuesi Çoçaj shpalosi të arriturat dhe aktivitetet e ndërmarra nga KGjK dhe gjykatat, e të cilat përputhen me rekomandimet e dala nga grupet punuese të ekspertëve të përfshirë në procesin e Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit.