KGjK përkrahë Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës

KGjK përkrahë Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës

Prishtinë, 07.10.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim Kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, (OPK) Arben Gashi dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth modaliteteve të nevojshme lidhur me zhvillimin e procedurës përmbarimore të Gjykatave Themelore – Departamenteve për Kundërvajtje të cilat kanë të bëjnë me shqiptimin e gjobave në të holla, si hap i radhës pas nxjerrjes së Udhëzimit nga Gjykata Supreme.

Kryetari Gashi, tha se zhvillimi i duhur i procedurës përmbarimore për aktvendimet në fjalë do të ndikonte në rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe theksoi se OPK është e gatshme të ndihmojë në këtë proces.

Në këtë drejtim, Kryetari Peci dhe Kryesuesi Çoçaj, shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me OPK-së, me qëllim të fuqizimit të sistemit të drejtësisë.