TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), me dhimbje e pikëllim të thellë pranoi lajmin për ndarjen nga jeta të z.Yordan (Ivanov) Sirakov.

Z. Sirakov, ka qenë i angazhuar në KGJK si Këshilltar Ligjor rezident, nga viti 2013-2018, si përfaqësues i Misionit të EULEX-it në Kosovë.

Këshilli dhe stafi i Sekretariatit do t’a kujtojë përherë z.Sirakov si një person që ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim të veçantë, ku si rezultat i kësaj në përfundim të mandatit të tij është nderuar nga KGjK me mirënjohje për kontributin e dhënë për sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i KGjK, z. Skender Çoçaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e z. Sirakov!