Filloj implementimi i ndërlidhjes elektronike përmes sistemit SMIL ndërmjet gjykatave dhe prokurorive themelore të Kosovës

Filloj implementimi i ndërlidhjes elektronike përmes sistemit SMIL ndërmjet gjykatave dhe prokurorive themelore të Kosovës

Sot, me datë 30 shtator 2020, filloj implementimi i ndërlidhjes elektronike përmes SMIL në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë themelore të Kosovës.

Ndërlidhja elektronike përmes sistemit për gjykata dhe prokurori, fillimisht është pilotuar në GjTh Ferizaj dhe PTh Ferizaj me datë 22 gusht 2020, ndërsa nga sot filloj implementimi i ndërlidhjes elektronike përmes sistemit në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë themelore të Kosovës.

Përmes ndërlidhjes elektronike, tani më të gjitha lëndët nga prokuroria për në gjykatë do të transferohen në mënyrë elektronike, duke rritur kështu efikasitetin e punës së gjykatave dhe prokurorisë.