Shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë 2020

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë 2020

Prishtinë, 15.09.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, mori pjesë në seminarin online “E ardhmja që duam të shohim-Demokracia dhe Sundimi i Ligjit në kohë krize”, të organizuar nga UNDP dhe Kuvendi i Kosovës, ku pjesë e panelit ishin: znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, z. Hilmi Jashari, Avokati i Popullit, dhe znj. Sarah Rattray, Specialiste e politikës globale për të drejtat e njeriut (UNDP New York).

Kryesuesi Çoçaj, lidhur me temën “Ndikimi i Covid-19 në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe qasjen në drejtësi”, tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës me qëllim që të siguroj vazhdimin e funksionimit të institucioneve gjyqësore në rrethanat të tilla, ka hartuar dhe miratuar Planin Emergjent për Menaxhimin e Krizave, ka marrë të gjitha masat e rekomanduara nga Institucionet përkatëse që merren me luftimin e pandemisë si dhe ka zbatuar vendimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës lidhur me këtë çështje, duke përfshirë këtu furnizimin e stafit me materialet e nevojshme dezinfektuese, dezinfektimin e hapësirave të punës, komfor udhëzimeve nga institucionet përgjegjëse si dhe vendosjen e pajisjeve të nevojshme. Gjithashtu, jemi duke e trajtuar çështjen e komunikimit online me qëllim të tejkalimit të kësaj situate.

Ky takim online, bashkoi praktikues nga fusha e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit që ofruan mendimet e tyre mbi boshllëqet e ekspozuara nga pandemia dhe mundësia se si mund të adresohen në të ardhmen.