KGjK përkrahë fushatën për ndërmjetësim online

KGjK përkrahë fushatën për ndërmjetësim online

Prishtinë, 13.08.2020 – Zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Aishe Qorraj-Berisha, mori pjesë në takimin online të organizuar nga Projekti i USAID, Drejtësia Komerciale, qëllimi i të cilit ishte diskutimi për rëndësinë e promovimit të Ndërmjetësimit Online si dhe promovimi i videos për palët e interesuara lidhur me realizimin online të seancave të ndërmjetësimit.

Mbajtja e seancave të Ndërmjetësimit Online shërben si një zgjidhe alternative moderne, mirëpo edhe alternativë e sigurtë në kohë krizash, prandaj KGjK përkrahë çdo bashkëpunim në këtë drejtim, për të lehtësuar punën e stafit të gjykatave, për të realizuar të drejtat e palëve, dhe gjykatat të jenë efikase edhe në kohë krizash.

“KGjK, inkurajon të gjitha gjykatat, që ta shpërndajnë sa më shumë këtë video dhe me këtë të kontribuojmë që ta ketë vëmendjen e publikut dhe sidomos të palëve të interesuara, të cilat do të zgjidhin lëndët e tyre përmes ndërmjetësimit” tha mes tjerash Qorraj-Berisha.

Po ashtu, Zëdhënësja Qorraj-Berisha, tha se Këshilli është i gatshëm të bashkëpunojë dhe të mbështesë të gjitha organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare për realizimin e aktiviteteve për progres në sistemin e drejtësisë.

Shikoni videon më poshtë dhe mësoni se si mund të qaseni në një seancë online të ndërmjetësimit.