Mbahet seancë gjyqësore online

Mbahet seancë gjyqësore online

Prishtinë, 30.07.2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka mbajtur seancë gjyqësore online.

Seanca është mbajtur përmes platformës ZOOM me pajisje të teknologjisë informative në Departamentin e Përgjithshëm Penal dhe si e tillë ka rezultuar me sukses.

Duke pasur parasysh situatën e krijuar me pandemi edhe gjykatat tjera pritët që të fillojnë të mbajnë seancat gjyqësore përmes kësaj platforme.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) është duke i vazhduar përgatitjen për mbajtjen e të gjitha seancave gjyqësore online.