U mbajt takimi i radhës i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL

U mbajt takimi i radhës i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL

Prishtinë, 28.07.2020 – Nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19 dhe përmes video konferencës është mbajtur sot, takimi i radhës i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL, në të cilin morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës, Skender Çoçaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni dhe anëtarë të këtij bordi.

Gjatë video konferencës, u prezantua raporti i progresit i Projektit SMIL, për periudhën Janar – Qershor të vitit 2020, si dhe plani i punës i rishikuar për këtë vit, pas ndikimit të situatës me pandeminë në realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe arritjen e rezultateve në projekt.

Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, tha se përkundër situatës së krijuar dhe me kapacitete të limituara, implementimi i aktiviteteve në Projektin SMIL nuk është ndalur dhe përdorimi i tij në përgjithësi ka qenë në nivele të kënaqshme.

Mes tjerash, janë shpalosur aktivitetet kryesore me të cilat është marrë Projekti SMIL si dhe zbatimi i SMIL-it në gjykata dhe prokurori për gjashtë mujorin e parë të vitit 2020.