TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Hoti,
Të nderuar kolegë/e,

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), me dhimbje e pikëllim të thellë pranoi lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, z.Shashivar Hoti.

Kryesuesi i KGjK, z.Skender Çoçaj në emër të Këshillit  Gjyqësor të  Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre.

Gjyqtari Hoti, do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë dhe urtësinë. Do ta kujtojmë përherë e me dinjitet për kontributin që ka dhënë në sistemin e drejtësisë. I qoftë i lehtë dheu!

Me respekt!

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

Skender Çoçaj