Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësuesit e Projektit, Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë (AXIOM)

Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësuesit e Projektit, Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë (AXIOM)

Prishtinë, 13.07.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Projektit, Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë (AXIOM), z.Ken Taylor dhe z.David Wells.
Gjatë këtij takimi, temë diskutimi ishte gjendja e pandemisë Covid-19 në tërë sistemin gjyqësor të Kosovës si dhe trajtimi i lëndëve gjatë kësaj periudhe.

Krysuesi Çoçaj, u tha të pranishmit se KGjK, ka miratuar Planin Emergjent për Menaxhim Krizash dhe se të gjitha gjykatat janë buke e zbatuar këtë plan. Kështu që kryetarët e gjykatave sipas nevojës dhe vendimeve të organeve kompetente që janë duke u marrë me menaxhimin e pandemisë COVID -19, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshëm duke përfshirë edhe reduktimin e stafit. Gjithashtu, shumica e gjykatave përpos rasteve urgjente kanë zgjidhur një numër të konsiderueshëm të lëndëve të rregullta.
Përfaqësuesit e AXIOM-it, z.Taylor dhe z.Wells, njoftuan kryesuesin Çoçaj rreth implementimit të Projektit si dhe diskutuan rreth ndërmjetësimit, rrjedhjes së lëndëve gjatë Pandemisë si dhe për Planin e Veprimit.

Gjithashtu, në takim e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Ambasadës Britanike në Kosovë znj.Bardha Maxhuni.

Duke e vlerësuar bashkëpunimin e deri tanishëm, Çoçaj dhe përfaqësuesit e AXIOM-it konfirmuan edhe njëherë, se do të kenë një bashkëkoordinim në mbarëvajtjen e aktiviteteve me qëllimin e përbashkët për tejkalimin e të kësaj situate si dhe vazhdimin e bashkëpunimit për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.