Kryesuesi Çoçaj priti në takim Ministrin e Drejtësisë

Kryesuesi Çoçaj priti në takim Ministrin e Drejtësisë

Prishtinë, 30.06.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, me bashkëpunëtor, priti sot në takim Ministrin e Drejtësisë, z. Selim Selimi.

Kryesuesi Çoçaj, fillimisht e uroi Ministrin Selimi për pozitën e re dhe e njoftoi atë lidhur me punët e deritashme, prioritetet dhe sfidat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përfshirë funksionimin e sistemit gjyqësor gjatë periudhës si dhe zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë me situatën aktuale.

Ministri Selimi, informoi Kryesuesin Çoçaj me prioritet e punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe ofroi mbështetje të plotë për sistemin gjyqësor në kuadër të kompetencave Kushtetuese dhe Ligjore, përfshirë bashkëpunimin e ngushtë në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, mbështetje buxhetore përmes Qeverisë dhe Kuvendit dhe përmirësimin e gjithmbarshëm të infrastrukturës ligjore për funksionimin sa më të mirë të gjyqësorit.

Kryesuesi Çoçaj, shprehu gatishmërinë që të ofroj bashkëpunim për arritjen e objektivave të përbashkëta me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për punë dhe ofrim të shërbimeve efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës.