U mbajt punëtoria e organizuar nga Projekti SMIL me kryetarët e gjykatave të Kosovës lidhur me funksionin për shpërndarjen automatike të lëndëve

U mbajt punëtoria e organizuar nga Projekti SMIL me kryetarët e gjykatave të Kosovës lidhur me funksionin për shpërndarjen automatike të lëndëve

Sot, me date 17 Qershor 2020, në ambientet e Hotelit Emeralnd në Prishtinë si dhe përmes video-konferencës, u mbajt punëtoria e organizuar nga Projekti SMIL në të cilën u diskutuan propozimet lidhur me funksionin për shperndarjen automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL.

Në këtë takim morën pjesë kryetarët e gjykatave të Kosovës si dhe eksperte të jashtëm përmes video-konferencës, të cilët diskutuan disa propozime lidhur me funksionin e shpërndarjes automatike të lëndëve.