Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës mbajtën takimin e Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës mbajtën takimin e Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL

Sot, me datë 16 Qershor 2020, në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe përmes video-konferencës, u mbajt takimi i 43-të i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL.

Në takimin e mbajtur, kryetarit të GjTh Prizren, z. Ymer Hoxha me rastin e pensionimit i’u nda mirënjohje për kontributin e dhënë në implementimin e Projektit SMIL në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Po ashtu në këtë takim, u prezantua raporti informues i Projektit SMIL me të dhënat e përdorimit të sistemit në gjykata dhe prokurori gjatë periudhës së pandemisë, Shkurt-Maj 2020.