Këshilli Gjyqësor i Kosovës lanson Pasqyrën e Performancës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës lanson Pasqyrën e Performancës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), nesër në ora 14:00, do të lansojë Pasqyrën e Performancës në ueb faqen e KGjK-së dhe do të transmetojnë drejtpërdrejtë këtë ngjarje në faqet e Facebook-t të KGjK-së dhe USAID-it në Kosovë.

Pasqyra shfaq grafika dhe tabela për lexim të lehtë me indikatorë kyç siç janë shkalla e efikasitetit, ose lëndët e pranuara dhe të zgjidhura, trendet e shkallës së efikasitetit si dhe vëllimi i lëndëve të vjetra për secilën Gjykatë dhe për gjyqësorin në tërësi, si dhe normat e produktivitetit të gjyqtarëve individual. Të dhënat e performancës së gjykatave do të jenë në dispozicion në Pasqyrën e Performancës në baza tremujore, kurse të dhënat nga 2017-2019 tashmë janë ngarkuar në platformë, duke rritur qasjen e publikut në të dhënat e performancës gjyqësore për vitet e kaluara. Lansimi i Pasqyrës së Performancës zhvillon më tej suksesin e iniciativave të mëhershme të JSSP-së që synojnë përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies gjyqësore ndaj qytetarëve. Këto përfshijnë rritjen e shkallës së publikimit të aktgjykimeve gjyqësore me mbi 120%, lansimi i anketimit online për përdoruesit e gjykatës, dhe mundësimi i qasjes së publikut në të dhëna mbi ankesat dhe vendimet disiplinore ndaj gjyqtarëve.

Pasqyra e Performancës është dizajnuar nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP) për të forcuar më tej transparencën dhe llogaridhënien gjyqësore në Kosovë në mënyrë të re dhe novatore. Kjo vegël online hap një dritare mbi punën e gjyqësorit duke paraqitur të dhënat e performancës në një platformë të lehtë për përdorim për përdoruesit të gjykatës, avokatët, shoqërinë civile, media dhe publikun e gjerë.

Pasqyra shfaq grafika dhe tabela për lexim të lehtë me indikatorë kyç siç janë shkalla e efikasitetit, ose lëndët e pranuara dhe të zgjidhura, trendet e shkallës së efikasitetit si dhe vëllimi i lëndëve të vjetra për secilën Gjykatë dhe për gjyqësorin në tërësi, si dhe normat e produktivitetit të gjyqtarëve individual.

Të dhënat e performancës së gjykatave do të jenë në dispozicion në Pasqyrën e Performancës në baza tremujore, kurse të dhënat nga 2017-2019 tashmë janë ngarkuar në platformë, duke rritur qasjen e publikut në të dhënat e performancës gjyqësore për vitet e kaluara.

Lansimi i Pasqyrës së Performancës zhvillon më tej suksesin e iniciativave të mëhershme të JSSP-së që synojnë përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies gjyqësore ndaj qytetarëve. Këto përfshijnë rritjen e shkallës së publikimit të aktgjykimeve gjyqësore me mbi 120%, lansimi i anketimit online për përdoruesit e gjykatës, dhe mundësimi i qasjes së publikut në të dhëna mbi ankesat dhe vendimet disiplinore ndaj gjyqtarëve.