UNDP mbështet trajnimin online për përkthyes të KGjK-së dhe gjykatave

UNDP mbështet trajnimin online për përkthyes të KGjK-së dhe gjykatave

Prishtinë 30.04.2020 – Përmirësimi i cilësisë së përkthimeve të gjykatës dhe garantimi i zbatimit të të drejtave gjuhësore në institucione është i domosdoshëm për sigurimin e qasjes në drejtësi për të gjithë.

Është esenciale që gjykatat të vazhdojnë funksionimin e tyre si dhe të gjithë të kenë qasje në drejtësi madje edhe në këtë kohë të pandemisë #Covid-19.

Sot, së bashku me Sundimin e ligjit të UNDP-së, ne filluam Programin e trajnimit online për përkthyesit e të gjitha gjykatave të Kosovës. Qëllimi i këtyre trajnimeve është të përmirësojë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve të përkthimit (në shqip dhe në serbisht) të shkresave të lëndës dhe gjatë procedurave gjyqësore.