Diskutohet ndikimi dhe rëndësia e Udhëzuesit për politikën ndëshkimore te veprat penale të korrupsionit

Diskutohet ndikimi dhe rëndësia e Udhëzuesit për politikën ndëshkimore te veprat penale të korrupsionit

Prishtinë, 19.02.2020 – Në kuadër të përpjekjeve për sundimin e ligjit në Kosovë është mbajtur një tryezë diskutimi për Udhëzuesin për politikën ndëshkimore te veprat penale të korrupsionit, tryezë kjo, që është organizuar nga Komisioni Konsultativ për Politikën Ndëshkimore, ku morën pjesë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ekspertët britanikë dhe përfaqësues të tjerë institucionesh.

Gjatë zhvillimit të diskutimeve, të pranishmit thanë se ky udhëzues do të ndikojë në punën e prokurorëve, me ç’rast do të ketë zbatim të drejtë dhe profesional të politikës ndëshkimore, duke lehtësuar rrethanat për shqiptimin e vendimeve meritore nga gjykatat e vendit. 

Rrjedhimisht pati edhe diskutime të tjera interaktive nga pjesëmarrësit e tryezës për çështje dhe problematika që ndërlidhen me politikën ndëshkimore, si dhe pati rekomandime profesionale për hapat e mëtutjeshëm, ngaqë ky udhëzues paraqet një pikënisje specifike për zbatimin e rrethanave lehtësuese dhe rënduese për kryesit e moshës mbi 18 vjeçare dhe për personat juridikë.