Kryesuesi Çoçaj priti në takim Ambasadoren e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Kryesuesi Çoçaj priti në takim Ambasadoren e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Prishtinë, 11.02.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në një takim Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesen e Posaçme, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, Kryesuesi Çoçaj informoi zonjën Apostolova lidhur me aktivitetet e planifikuara të Këshillit për vitin 2020 dhe çështje të përgjithshme rreth funksionimit të gjyqësorit. 

Ndërkaq, ambasadorja Apostolova shprehu mbështetje për punën e gjyqësorit dhe punëve që ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së publikut në gjyqësor.