Njoftim për konsultim publik për Projekt – Rregulloren për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores (11/2016) për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve

Njoftim për konsultim publik për Projekt – Rregulloren  për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores (11/2016) për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e Ligjit brenda afateve të parapara ligjore.

Në këtë drejtim, Këshilli ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores (11/2016) për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre për finalizimin e Rregullores.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit të kësaj Rregulloreje.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: kgjk@rks-gov.net

Afati për konsultim publik është deri me 11 shkurt 2020.

Shkarkoni Draft Rregulloren