U mbajt takimi i 42-të me radhë i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL

U mbajt takimi i 42-të me radhë i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit SMIL

Prishtinë, 31.01.2020 – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), është mbajtur takimi i 42-të i Grupit Punues të Përdoruesve të Projektit TIK/SMIL, në të cilin u prezantuan të dhëna nga të arriturat kryesore dhe vënies në zbatim të SMIL-it në gjykata dhe prokurori.

Në këtë takim, u prezantua ndërlidhja e sistemeve të Policisë së Kosovës, sistemit prokurorisë dhe gjykatave, përmes sistemit SMIL-it (interoperabiliteti). Gjithashtu, u prezantua edhe shpërndarja e lëndëve në mënyrë automatike për gjyqtarët dhe prokurorët përmes sistemit të menaxhimit të lëndëve. Këto funksione do të fillojnë të pilotohen në Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj gjatë javës së ardhshme, ndërsa gjatë muajit shkurt do të zgjerohen në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë.

Po ashtu, u prezantua raporti informues për përdorimin e sistemit SMIL në gjykata, i cili do të përdoret nga të gjithë përdoruesit e sistemit si dhe u diskutua planifikimi i shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL në gjykata për të gjitha lëmit, në mënyrë që të ketë transparencë të lartë duke eliminuar ndërhyrjen e njeriut në këtë proces në bazë të kritereve të njëjta dhe të barabarta për të gjithë gjyqtarët.