Në Gjykatën e Apelit të Kosovës filloj regjistrimi i lëndëve të vjetra në SMIL

Në Gjykatën e Apelit të Kosovës filloj regjistrimi i lëndëve të vjetra në SMIL

Me datë 17 Janar 2020, në Gjykatën e Apelit të Kosovës ka filluar regjistrimi i lëndëve të vjetra në sistem.

Në këtë gjykatë është planifikuar që të regjistrohen 11,788 lëndë të vjetra, të cilat pritet që të regjistrohen gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Për regjistrimi e lëndëve të vjetra në Gjykatën e Apelit, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës janë angazhuar zyrtarë për regjistrimin e këtyre lëndëve dhe se me rastin e regjistrimit të këtyre lëndëve pranë Gjykatës së Apelit do të përfundoj në tërësi regjistrimi i lëndëve të vjetra në sistem për të gjitha gjykatat e shtetit të Kosovës.