Diskutohet bashkëpunimi mes KGJK dhe KPK për vitin 2020

Diskutohet bashkëpunimi mes KGJK dhe KPK për vitin 2020

Prishtinë, 16 janar 2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, në të cilin morën pjesë edhe drejtorët e përgjithshëm të dy sekretariateve përkatëse.

Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit në mes të dy Këshillave, koordinimi i aktiviteteve dhe planet për vitin 2020, ku të dy kryesuesit janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin në mes të KGjK-së dhe KPK-së edhe gjatë vitit 2020.