Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësues nga Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare në Zyrën e Kryeministrit

Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësues nga Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare në Zyrën e Kryeministrit

Prishtinë, 15 janar 2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, priti në takim Drejtorin e Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare në Zyrën e Kryeministrit, Naser Canolli dhe Koordinatorin e kësaj zyre, Fehmi Stublla.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit të KGjK-së me zyrën në fjalë me qëllim të publikimit të akteve gjyqësore në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Duke vazhduar bashkëpunimin në këtë drejtim, kjo zyre planifikon trajnimin e stafit në të gjitha gjykatat për publikim të akteve gjyqësore në Gazetën Zyrtare, pasi që vitin e kaluar janë trajnuar përfaqësuesve të noterëve dhe disa gjyqtarëve nga Gjykatat Themelore.

Kryesuesi Çoçaj ka mirëpritur këtë aktivitet dhe aktualisht një zyrtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është i angazhuar si anëtar i grupit punues për hartimin e koncept dokumentit të Gazetës Zyrtare.