Gjykata Themelore Prishtinë përfundoj tërësisht regjistrimin e lëndëve të vjetra penale dhe civile në sistemin SMIL

Gjykata Themelore Prishtinë përfundoj tërësisht regjistrimin e lëndëve të vjetra penale dhe civile në sistemin SMIL

Me datë 12 Dhjetor 2019, në Gjykatën Themelore Prishtinë u përmbyll me sukses procesi i regjistrimit të lëndëve të vjetra në sistemin SMIL.

Me qëllim të arritjes së regjistrimit të lëndëve të vjetra në GjTh Prishtinë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka angazhuar dhjetë (10) zyrtarë për regjistrimin e lëndëve të vjetra në sistem, me që rast të njëjtit kanë arritur që të përmbyllin këtë proces ashtu sikurse ishte planifikuar nga KGJK dhe Projekti SMIL që të gjitha lëndët e vjetra në regjionin e GjTh Prishtinë të regjistrohen në sistem më së largu deri në përfundim të vitit 2019.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë së bashku me degët e saj në Podujevë, Lipjan, Gllogoc dhe Graçanicë kanë qenë të evidentuara 40,927 lëndë të vjetra, për të cilat është planifikuar që regjistrohen në sistem deri në fund të këtij viti.

Në total janë regjistruar 40,927 lëndë të vjetra të cilat përfshijnë lëndët penale, civile, administrative dhe ekonomike.

Përfundimi i regjistrimit të lëndëve të vjetra në sistem në GjTh Prishtinë shënon përfundimit e tërësishëm të regjistrimit të lëndëve të vjetra për të gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës dhe degëve të tyre.