Projekti SMIL në bashkëpunim me përfaqësues të projektit JSSP dhe KoSEJ II organizuan punëtorinë për avancimin e raporteve statistikore në sistemin SMIL

Projekti SMIL në bashkëpunim me përfaqësues të projektit JSSP dhe KoSEJ II organizuan punëtorinë për avancimin e raporteve statistikore në sistemin SMIL

Me datë 18 Dhjetor 2019, në ambientet e zyrave të Këshillit të Evropës në Prishtinë u organizua punëtoria përbashkët ndërmjet Projektit SMIL, KoSEJ dhe JSSP, me që rast të ftuar në këtë punëtori ishin edhe kryetarët e gjykatave themelore si dhe ekspertët e angazhuar për avancimin e raporteve statistikore të gjeneruara nga SMIL.

Qëllimi i këtij takimi ishte plotësimi i raporteve aktuale duke siguruar përfshirjen e indikatorëve të CEPEJ në raportet statistikore dhe për të marrë komente apo sugjerime nga ekspertët e angazhuar si dhe kryetarët e gjykatave themelore, në drejtim të avancimit të raporteve statistikore për të siguruar raporte të cilat gjenerojnë të dhëna  të cilat janë të domosdoshme për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe vetë gjykatat në përgjithësi.

Në këtë punëtori para të pranishmëve u prezantuan dizajnët e dashbordeve të raporteve si dhe modulet e raporteve statistikore të avancuara në SMIL.