Çoçaj priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë

Çoçaj priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 17 dhjetor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu.

Temë e këtij takimi ishte bashkëpunimi mes të dy institucioneve, i cili pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, është fokusuar edhe në shkëmbimin e informatave dhe zbatimin e aktiviteteve lidhur me vlerësimin e nevojave për trajnime apo aktiviteteve të tjera.

Akademia e Drejtësisë, do të angazhohet që të bashkëpunojë me KGJK-në në të gjitha proceset dhe do të sigurohet që të përfshijë propozimet e KGJK-së sipas kërkesave dhe nevojës. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që ky bashkëpunim të forcohet edhe më shumë në mënyrë që të ngriten kapacitetet profesionale.